Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do e dhuroj gjithë pasurinë”, Maradona thumbon familjarët e tij

schedule11:30 - 5 Nëntor, 2019

schedule 11:30 - 5 Nëntor, 2019

“Po e vrasin atë përbrenda dhe nuk po e kupton”. Ky mesazh i vajzës së Diego Armando Maradona, Giannina, që ka bërë që të ngrihen dyshime mbi gjendjen shëndetësore të legjendës argjentinase. Gjithsesi, ai ka reaguar menjëherë dhe i ka siguruar të gjithë se është shumë mirë.

“Unë nuk po vdes fare. Fle i qetë, sepse po punoj. Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë Gianinna”, ka deklaruar fillimisht Maradona, i cili aktualisht po drejton skuadrën e Gimnasia La Plata. Ndër të tjera ai ka paralajmëruar se e gjithë pasuria e tij do të shkojë për bamirësi dhe nuk do t’ua trashëgojë fëmijëve.

“E di që kur je duke u plakur njerëzit kujdesen më shumë për atë që do të lësh (pasurinë) se sa për atë që po bën. Jam shumë i shëndetshëm dhe po ua them të gjithëve se nuk do të lë asgjë për ta, do t’i dhuroj të gjitha paratë që kam grumbulluar gjithë jetës sime”, është shprehur Maradona. /abcnews.al

https://www.instagram.com/tv/B4dH_utlZNB/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!