DURRËS- Personi që shihni në foto është Agron Bejdolli, i cili u arrestua nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Ai ishte në kërkim kombëtar, pasi në maj të 2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Ai konsiderohet si krahu i djathtë i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të merrnin peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj. Kjo ngjarje u regjistrua në tetor të 2022./ abcnews.al