Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, jashtë grupit të PD/ Kuvendi: Berisha nuk ishte në grup që prej fillimit të legjislaturës

schedule12:42 - 16 Prill, 2024

schedule 12:42 - 16 Prill, 2024

Përpjekja e Gazment Bardhit për ta rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD-së dështoi.

Pavarsisht këtij deklarimi të kryeparlamentares Lindita Nikolla në seancën e së enjtes së 11 prillit, Kuvendi nuk ka pranuar ta përfshijë Berishën, aktualisht në izolim, në grupin parlamentar.

Në një reagim zyrtar për ABC NEWS Kuvendi thotë se në fakt Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit që prej fillimit të kësaj legjislature parlamentare.

“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.”  Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”

Historia e Sali Berishës në raport me këtë legjislaturë parlamentare nisi vetëm një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 2021. Ai as edhe një ditë nuk u bë dot deputetë i grupit parlamentar demokrat, pasi u damkos nga SHBA-ja si non grata. Lulzim Basha atëherë nuk veproi menjëherë, por mori 3 muaj kohë, deri në shtator, kur me një vendim personal të tijin, e deklaroi Berishën jashtë grupit parlamentar demokrat.

Berisha në momentin e konstituimit të Parlamentit, u vetëdeklarua deputetë i grupit të PD-së, por kërkesa e tij nuk u reflektua nga Kuvendi asnjë edhe një herë, dhe kështu siç duket do të mbetet edhe në vijim, pavarsisht vetëdekalimit dhe tentativës së Bardhit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!