Emiratet e Bashkuara Arabe janë prekur nga moti i keq, me shirat e dendur që kanë përmbytur autostradat kryesore. Ndërkohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet në Oman ka shkuar në 18, dhe raportohet për persona të zhdukur.
Gjithashtu si pasojë e erërave të forta, janë anuluar fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait. Shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe u mbyllën përpara stuhisë.
Shiu është i rrallë në Emiratet e Bashkuara Arabe, një komb i thatë, i Gadishullit Arabik, por ndodh periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit.
/abcnews.al