Osmanologu dhe kërkuesi i arkivit të Stambollit, Ermal Nurja ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se çfarë do të thotë më në detaje profesioni i osmanologut.
Ai ka treguar se ka shkuar për herë të parë në arkivin e Stambollit në vitin 2007 dhe ka zbuluar thënë se arkivi osman ka filluar të organizohet përmes nivelit perëndimor që në kohën e perandorisë osmane.
Sakaq, Nurja ka zbuluar dhe arsyen pse nuk ka shumë osmanologë, pasi duhet njohuri në tri gjuhë, arabisht, turqisht dhe persisht.
“Statusi i osmanologut dhe po të marrim për bazë Turqinë dhe arkivat osmane, është një person që e njeh historinë e perandorisë osmane, gjuhën dhe dokumentacionin. Mirëpo, nuk ka një degë të veçantë për të, ende. Kohët e fundit, ka filluar në Amerikë të ketë projekte që nëpër universitete të ketë departamente të studimeve turko-osmane, po të marrim si pikë referimi Turqinë me studimet osmane, aty merren historianët, filologët, turkologët që merren me burimet e vërteta të turqishtesh, periudha e osmanishtes është e mëvonshme, por vitet e fundit ka pasur një zhvillim edhe më të madh të punimeve në këtë drejtim nga ana e turkologëve. Një pjesë tjetër që merret janë dhe ata të fakulteteve të teologjisë osmane, studimeve islamike, sepse peridha e qytetërimit osman është një ndër periudhat bazë të gjithë historisë të qytetërimit myslimanë.
Osmanishtja është një gjuhë, që para se ta fillosh, duhet të kesh njohuri në tre gjuhë të tjera, arabishtja, turqishtja dhe persishtja, duhet t’i njohësh të treja. Një person duhet të ketë njohur në këto tre gjuhë mbi mesataren në mënyrë që të jetë i gatshëm që të hyjë në botën e osmanishtes, sepse edhe vetë kaligrafia e gjuhës osmane ka disa lloje”, u shpreh ai.