“Të gjithë klubet të jenë si Barcelona”, Presidenti i La Liga: Detyruam “Katalanasit” të shisnin “yjet”

schedule17:36 - 15 Prill, 2024

schedule 17:36 - 15 Prill, 2024

Barcelona vuan prej disa sezonesh atë që quhet “Fair Play” financiar, me “Blaugranat” që kanë hasur edhë në rezistencën e fortë të Presidentit të La Liga, Javier Tebas, teksa ky i fundit nuk i ka toleruar “Katalanasit” sa i takon aspektit financiar, teksa në më shumë se një rast janë kërcënuar se nuk do të mund të regjistronin lojtarët nëse nuk do të ihin në rregull me bilancin ekonomik.

Së fundmi, në një intervistë për gjermanen “Kicker”, Tebas theksoi se do të dëshironte që edhe në Evropë të bënin si në Spanjë e të mos toleronin klubet me probleme financiare e pavarësisht faktist se ua ka “nxirë jetën”, drejtuesve të Barcelona-s, sërish u shpreh se të gjitha klubet duhet t’i respektojnë këto rregulla njësoj si “Katalanasit”.

“Të jem i sinqertë, dua që edhe klubet e tjera në Evropë të jenë si Barcelona dhe të respektojnë rregullat e “Fair Play” financiar. Te Barcelona nuk mund të transferojnë më kë futbollist të duan, sistemi jonë i kontrollit financiar, i detyroi të shisnin yjet dhe t’i zëvendësonin me lojtarë më ekonomikë. Organika e Barcelonës më parë kushtonte mbi 650 milionë euro ndërsa tashmë varion në 520 milionë euro dhe mendoj se do të ulet edhe më shumë”,- u shpreh Tebas. /i.m /abcnews.al