Mauro Icardi është rikthyer të flasë për të ardhmen e tij. Sulmuesi i PSG-së aktualisht është në huazim te kampionët e Francës, aty ku po bën paraqitje shumë të mira. Në një intervistë për RMC Sport, argjentinasi foli për të ardhmen e tij, si dhe për ecurinë që ka me fanellën e parisienëve.
Në fjalën e tij, Icardi tha: “Unë duhet të tregoj cilësinë time në fushë. Kemi pasur një muaj të mirë në tetor, por ka ende shumë për të bërë. Unë duhet ta vazhdoj këtë ritëm edhe në muajt e ardhshëm.
“E ardhmja? Do ta shohim deri në fund të sezonit. Unë dua të bëj gjëra të mëdha. Kam ardhur këtu për këtë arsye. Fakti që unë luaj për PSG-në është shumë e rëndësishme për mua, pasi është një nga klubet më të mira në botë. Do të bëj gjithçka për të qëndruar këtu”, tha mes të tjerash Icardi./abcnews.al