“Nuk mund të themi që ky është prokurori më i mirë. Ky nuk është Falkone shqiptar, por unë do ta lidhja këtë histori me pronat”. Kështu u shpreh gazetari ABC Story Ferdinand Dervishi ka folur në studion e “Mbrëmjen në ABC News” të Mirela Milorit, në lidhje me atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj. Sipas tij kjo ngjarje ka lidhje me mafien e pronave në Shqipëri dhe tjetërsimin e tyre.
“Unë do ta quaja mafia e pronave në Shqipëri, ose grupime kriminale që merren me tjetërsime pronash. Duke parë se me kë ishte prokurori në makinë mund të bëhet një lidhje e tillë.
Jemi në shpërthim të disa konflikteve që kanë të bëjnë me mafien e pronave që kanë gjeneruar miliona euro, shkojnë deri atje sa i vënë pistoletën në kokë kryeregjistruesit. Jemi në një moment që këta njerëz janë bërë shumë të pushtetshëm, të pasur dhe po krijohen konflikte të këtyre me shtetin”. /abcnews.al