Një 30-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të diele në Vlorë, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas informacioneve të policisë, ndaj të riut është vendosur masa e “arrest në shtëpi” për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke dalë nga banesa e tij, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al