Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur para sfidës “finale” kundër Borussia Dortmund, në konferencën e zakonshme për shtyp. Numri një i zikaltërve pranoi se kjo sfidë është shumë e rëndësishme, si dhe tregoi objektivin e Interit në Champions.
NDESHJA – “Çfarë pres nga kjo sfidë? Është një takim i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Si ne, ashtu dhe Dortmund, kemi nga katër pikë. Mendoj se Barcelona e ka siguruar vendin e parë, duke na lënë vetëm një vend ne dy skuadrave të tjera. Bëmë një ndeshje shumë të mirë në shtëpi përballë Dortmund, por i dimë shumë mirë vështirësitë që do të kemi nesër. Duhet të kemi vëmendje maksimale, fokus gjatë gjithë 90 minutave. Ky është një hap i rëndësishëm për ne, duhet të tregojmë personalitet në fushën e lojës”.
SENSI – “Stefano është rikuperuar, ka kryer stërvitje të plotë dje dhe sot. Ne do të vendosim së bashku, unë, stafi mjekësor dhe vetë Sensi, nëse ai do të jetë i gatshëm për të luajtur”.
MENTALITETI – “Ndihemi mirë, skuadra po përgjigjet në fushën e lojës. Po luajmë vertikalisht, ashtu siç unë kërkoj. Objektivi ynë është të kalojmë fazën e grupeve dhe do të provojmë deri në fund”, përfundoi Conte./abcnews.al