Atletico Madrid fiton me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Girona-s në takimin e javës së 31-të të La Liga-s.
Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Dovbyk që zhbllokoi sfidën në minutën e 4’.
Megjithatë 30 minuta më pas Griezmann barazoi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë në minutën e 45+6’ Correa përmbysi rezultatin dhe bëri që “colchoneros” ta mbyllnin në avantazh fraksionin hapës.
Sfida u vulos në minutën e 50’ kur Griezmann shënoi golin e tretë për Atletico Madrid.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1, me Atletico-n që renditet në vend të katërt m 61 pikë, teksa Girona renditet në vend të tretë me 65 pikë./ h.ll/abcnews.al