Italia i është bashkuar thirrjes për të mos udhëtuar drejt Libanit, Izralit dhe Iranit, për shkak të frikës së rritjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Pas paralajmërimeve të shumta se Irani mund të godasë Izraelin për një periudhë të shkurtër kohore, ministri i Jashtëm italian ka thënë se autoritetet italiane janë në kontakt me ambasadat në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani pati biseda telefonike me ambasadorët italianë ne Tel Aviv, Bejrut, Teheran dhe me konsullin në Jerusalem. I është bërë thirrje të gjithë shtetasve italianë të shmangin udhëtimet. Ambasadat kanë vendosur masa shtesë për mbrojtjen e personelit apo shtetasve atje.
/abcnews.al/

