Prag Dortmund, dy rikthime të rëndësishme tek Interi

schedule17:46 - 4 Nëntor, 2019

schedule 17:46 - 4 Nëntor, 2019

Antonio Conte do të ketë në dispozicion dy lojtarë më shumë për sfidën kundër Borussia Dortmund, që mund të vendosë dhe fatet e dy skuadrave në grupin F. Barcelona me shumë gjasa nuk do e lëshojë vendin e parë në këtë grup dhe Interi do të luftojë deri në fund me Dortmundin për vendin e dytë.

Nesër, këto dy skuadra përplasen në “Signal Iduna Park”, aty ku favoritë konsiderohen verdhezinjtë gjermanë. Megjithatë, mungesat e Reus dhe Schmelzer shqetësojnë jo pak strategun Favre. Ndërsa tek Interi, ka lajme të mira.

Dy futbollistë kanë lënë pas dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Conte, raportojnë mediet italiane. Sensi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të kryejë seanca stërvitore të plota, njëjtë si mbrojtësi D’Ambrosio./abcnews.al

Stefano Sensi