TIRANË- Një operacion kundër trafikut të klandestinëve u finalizua pas gati një vit në hetime, zbuloi se ishin të përfshirë 26 persona, mes të cilëve edhe katër efektivë policie.
Nga ky hetim u zbulua se pesë subjekte tregtare u kontrata fiktive emigrantëve kryesisht nga Bangladeshi dhe iu siguronin vizat, ndërsa në total i sekuestruan rreth 1 milion euro.
Në një intervistë në “Special Report” në “ABC News” eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se rrezikshmëria e trafikut të klandestinëve mbetet ende e lartë.
Ai theksoi se këto janë ngjarje që kërkojnë një rrjet inteligjent shumë të lartë dhe infiltrim që të kuptosh linjat e trafikimit apo edhe organizatorët.
“Ende ka struktura të korruptuara që mbyllin sytë ndaj trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Rrezikshmëria ende është e lartë. Linjat e trafikimit siç i kemi parë janë të organizuara. Këto ngjarje kërkojnë një rrjet inteligjent, infiltrim që të kuptosh linjat e trafikimit apo organizatorët. Kemi pasur raste ku funksionarë të policisë vendore i kanë transportuar vetë emigrantët”, tha Karamuço.
/abcnews.al/