Grekët protestojnë kundër politikave për emigracion të qeverisë

schedule16:38 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:38 - 4 Nëntor, 2019

Ideja e qeverisë greke për të transferuar emigrantët nga ishujt në qendra të reja në qytete të vendit, është pritur me protesta në Selanik. Ministri grek për emigracionin ka kërkuar solidaritet nga banorët vendas, duke shtuar se katër muajt e fundit, në vend kanë hyrë 40 mijë refugjatë.

Protestues anti emigrantë në qytetin grek të Selanikut, i kanë kërkuar Athinës që të dëbojë emigrantët e paligjshëm në vend dhe të mbyllë kufijtë për të tjerë që mund të vijnë. Manifestuesit mbanin flamuj grekë në duar por dhe ikonat e Virgjëreshës Mari.

Aktivistët mendojnë se feja e tyre ortodokse është nën kërcënimin e islamikëve.

Selaniku dhe qytetet përreth janë zgjedhur për të pritur me mijëra emigrant që Athina do të transferojë nga qendrat e pritjes të mbipopulluara në ishuk. Sipas mediace greke, gjatë fundjavës më shumë se 900 persona u transferuan nga ishujt grekë në qendra të reja në këto qytete.  Qeveria po planifikon rishpërndarjen e 20 mijë refugjatëve deri në fund të këtij viti.

Ministri grek për emigracionin konfirmoi se në katër muajt e fundit, Greqia ka pritur 4 mijë refugjatë. Ai shtoi se qytetet duhet të tregojnë solidaritet me rajonet kufitare që po vuajnë situatën shpërthyese të emigrantëve.

Athina prej kohësh përplaset me Brukselin përsa i përket politikës së Bashkimit Europian për emigracionin. Vendi i cili vuan ende pasojat e krizës ekonomike ka qenë një nga pikat e rëndësishme hyrëse për refugjatët që vijnë në Europë. Në territorin grek ndodhen dhjetëra mijëra azilkërkues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!