“Franca mbështet integrimin e Shqipërisë”/ Rama, vizitë zyrtare në Paris: I vendosur të intensifikojmë marrëdhëniet

schedule14:38 - 12 Prill, 2024

schedule 14:38 - 12 Prill, 2024

Për herë të parë, një lider shqiptar u prit në Paris me një ceremonial shtetëror, në kompleksin muzeal “Les Invalides”.

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij u nderuan sipas protokollit ushtarak në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.

Më pas, shefi i qeverisë shqiptare u prit në Pallatin Presidencial, Elisse, nga Emanuel Macron.

Dy liderët patën një deklaratë për shtyp.

Presidenti francez përgëzoi Ramën për lidershipin e tij në reformimin e Shqipërisë.

Presidenti Emmanuel Macron: Ju e dini se mund të keni besim tek vendosmëria ime për të intensifikuar më shumë marrëdhëniet. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të angazhimit evropian të Shqipërisë dhe më gjerë, të lëvizjes që kemi për Ballkanin perëndimor. Të bashkojmë Evropën. Premtim paqeje për të gjithë Evropën. Negociatat të ecin sa më shpejt. Ne jemi të impresionuar nga reformat e kryera nën drejtimin tuaj. E admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane.

Zëri juaj po ashtu, është i çmuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë.

Kreu i qeverisë shqiptare e falënderoi Presidentin Macron për ndihmën që i ka dhënë jo vetëm vendit tonë, por gjithë rajonit.

Kryeministri Edi Rama: Dua të të falënderoj veçanërisht për vizionin, vendosmërinë më të cilin e ke nxitur, e ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian, duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi.

Nga ana tjetër dua të falënderoj edhe për vizitën në Shqipëri, sepse përtej vizitës kuptimi i sensit historik të vizitës, ka pasur një vijim, një vijim që na ka prekur dhe na ka habitur shumë, sepse janë gjëra që po ndodhin, ka projekte, ka gjëra që po marrin formë, është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime të mëdha për njohjen dhe investimin francez për dy paraqet fotovoltaike të rajonit.

Dy shtetet nënshkruan disa marrëveshje, kryesisht në fushën e mjedisit, axhendës së gjelbër dhe fushave të tjera prioritare.

Herët në mëngjes, Rama u takua me unionin e sipërmarrësve francezë të cilëve ju prezantoi potencialin ekonomik të Shqipërisë. Delegacioni shqiptar synon të thithë investitorë francezë në vendin tonë dhe kjo vizitë është e fokusuar pikërisht tek rritja e shkëmbimit ekonomik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!