Deputetes socialiste, Olta Xhaçka nuk i rrezikohet mandati. Të paktën për momentin, karrigia e saj në Kuvend është e sigurt.
72 kolegë të sajë në Parlament votuan kundër dërgimit të mandatit të saj për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.
Më herët në fjalën e saj Xhaçka deklaroi se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror dhe gjithashtu hodhi poshtë akuzat e opozitës.
Ajo u mbrojt vetë në seancë plenare, përballë opozitës e cila e akuzon se ka shkelur kushtetutën kur përmes bashkëshortit të saj ka marrë pasuri publike. Artan Gaçi mori në vitin 2022 statusin investitor strategjik nga qeveria ku bënte pjesë dhe gruaja e tij, Olta Xhaçka, Ministre e jashtme.
Opozita kërkoi në atë kohë, ndërprerjen e mandatit të saj, por mazhoranca, një lloj si tani, vlerësoi se kolegia e tyre nuk e kish shkelur Kushtetutën.
Vetë gjykata e vënë në lëvizje nga opozita i kërkoi Kuvendit t’ja përcillte rastin për shqyrtim në Kushtetueses, por këtë të enjte socialistët i qëndruan në krah koleges së tyre.
/abcnews.al/