Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, është vendosur një sasi lënde plasëse automjetit të parkuar pranë lokalit në afërsi të fshatit Mali i Bardhë, Kurbin.
Fatmirësisht nuk ka shpërthyer, ndërsa pronari i automjetit Bashkim Lika ka njoftuar policinë e Kurbinit, ndërsa forcat antieksploziv kanë ccaktivizuar lëndën eksplovize.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
/abcnews.al