Operacioni antidrogë/ Shoqërohet vëllai i deputetit të PS në Lezhë

schedule10:49 - 11 Prill, 2024

schedule 10:49 - 11 Prill, 2024

Në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën e Ungrejit, policia e Lezhës ka shoqëruar dhe po merr në pyetje Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste në këtë qark, Eduart Ndreca.

Bashkë me të është shoqëruar edhe kunati i Armando Ndrecës, ndërsa operacioni është zhvilluar në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej.

Policia e Lezhës pritet të dalë në një komunikim për mediat lidhur me këtë rast, ndërsa blutë vazhdojnë të kryejnë verifikime për përfshirjen e tij ose jo në këtë aktivitet.

Operacioni është zhvilluar ditën e mërkurë, por ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe detajet e mëtejshme të tij.

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike./abcnews.al