Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Scott Brion ka deklaruar se Aleanca është e përkushtuar ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës dhe se mbështet përpjekjet e saj në rrugën europiane.
Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes në BiH, Aleksandër Goganoviç është shprehur se qëllimi i përbashkët është për zhvillimin e ekonomisë si edhe për të pasur një Ballkan të sigurt.
“Synojmë që të bashkëpunojmë ngushtë sa i përket marrëdhënieve euroatlantike. Një situatë e mirë sigurie sjell gjithashtu edhe zhvillimin e ekonomisë dhe kontribuon në prosperitetin e vendit. Qëllimi për të gjithë ne është që të kemi një Ballkan të sigurt dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ndër të tjera ministri i Mbrojtjes në Bosnjë dhe Hercegovinë.
/abcnews.al/