VIDEO/ Një “ish” ndëshkon “Topçinjtë”, Bayern vendos baraspeshën në “Emirates”

schedule21:24 - 9 Prill, 2024

schedule 21:24 - 9 Prill, 2024

Vetëm 6 minuta ka zgjatur epërisa e “Topçinjve”, në “mitikun” e “Emirates Stadium”, me “Bavarezët” e Bayern Munich, që kanë arritur të vendosin baraspeshën në “mitikun” e Londrës, duke ndëshkuar në momentin më të mirë të mundshëm djemtë e Mikel Arteta.

Nga një përgjumje e mbrojtjes, të vendasve ka përfituar, ish-“ylli” i Arsenal, Serge Gnabry, i cili pasi merr një pasim nga Leon Goretzka e ka tejet të lehtë, të mundë 1 për 1, “gardianin” spanjoll, David Raya. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN