Një grup kriminal i drejtuar nga shqiptarë është shkatërruar në Spanjë. Sipas mediave vendase grupi trafikonte klandestinë me destinacion Britaninë e Madhe.
Në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa nuk janë zbuluar identitetet e tyre.
Për të kaluar emigrantët e paligjshëm grupi përdorte për kalim disa nga portet në Spanjë, duke përfshirë Valencia, Bilbaon, Santander dhe Castellón./abcnews.al