Ancelotti gati për “Qytetarët”: Ndeshje është shumë e rëndësishme, të përfitojmë nga faktori “shtëpi”

schedule22:16 - 8 Prill, 2024

schedule 22:16 - 8 Prill, 2024

Mbrëmjen e së martë rikthehet UEFA Champions League, me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, që tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, atë të çerekfinalve, teksa dy sfidat e para që do të luhen pritet të jenë spektakolare, teksa me “Galaktikët” e Real Madrid, që do të presin “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal, që presin “Bavarezët” e Bayern Munich.

Një ditë para sfidave u zhvilluan edhe konferencat për shtyp, nga ku tekniku i “Galaktikëve”, të Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur fillimisht për formën akuatale, të kundërshtarëve të tij, për të tretin sezon radhasi, “Qytetarët” e Manchester City, ku u shpreh se pavarësisht gabimeve në ndeshjet e fundit, Pep Guardiola di ta organizojë mirë mbrojtjen.

“Guardiola di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij. Gabimet e fundit në mbrojtje nuk do të ndikojnë tek ata. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, ne luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Nuk e kam zbuluar formacionin për lojtarët akoma, kam vetëm një dyshim. Nesër do të njoftoj ekipin, nuk do të them asgjë deri në nesër”,- u shpreh fillimisht tekniku spanjoll.

Më tej, gjatë konferencës për shtyp, kreu i stolit të “Los Blancos” theksoi ndryshimet e skuadrës së tij edicionin e shkuar në Champions League dhe këtë sezon dhe u shpreh se vjet sulmi kishte si referencë vetëm një lojtarë, “veteranin” francez, Karim Benzema, ndërsa tani me Vinicius Junior, Rodrygo e Bellingham ka mundësi alternimi.

“Ne kemi karakteristika të ndryshme në fazën e posedimit, vitin e kaluar luajtëm me një referencë në sulm, siç ishte Benzema, ndërsa këtë vit nuk e kemi më. Tani në sulm kemi disa mundësi alternimi. Jam shumë i nervozuar përpara ndeshjes pasi, fitorja nuk është lumturi, është në fakt një lehtësim sepse vetëm ashtu ditët në vijim janë më të qeta”,- deklaroi Ancelotti. /i.m /abcnews.al