Gjendet i pajetë një person në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe identiteti i personit, ndërsa dyshohet se është rreth 55 vjeç.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihet që në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ambulanca.
“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al