Gazeta “Il Mattino” bën një bilanc të transferimit të mundshëm të dyfishtë të Stanislav Lobotka dhe Kvicha Kvaratskhelia nga Napoli te Barcelona.
Sipas medias në fjalë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka bllokuar çdo transferim të mundshëm për dy yjet e tij. Sa i përket gjeorgjianit, numri një i klubit është i gatshëm të rinovojë kontratën e lojtarit me një afat të ri kohor, deri në vitin 2028 dhe me një pagë rreth 4 milionë euro neto në sezon.
Lobotka, në fakt është shprehur i lumtur për interesimin e Barcelonës para disa ditësh, por duket se dhe mesfushori do të “burgoset” në Napoli./h.ll/abcnews.al