Vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, shtyhet sërish seanca ndaj katër të miturve

schedule15:47 - 8 Prill, 2024

schedule 15:47 - 8 Prill, 2024

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Elbasanit ndaj katër të miturve, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023, në qytetin e Gramshit.

Kjo për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, për shkak të problemeve shëndetësore.

Tashmë trupi gjykues ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, vendim i cili është kundërshtuar nga familjarët e viktimës. Në seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit.

Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.

Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana  të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al