Dita e romëve/ Integrimi dhe të drejtat e tyre në Shqipëri

schedule15:24 - 8 Prill, 2024

schedule 15:24 - 8 Prill, 2024

Valbona Xhafa bën punime dore me grep prej 31 vitesh . Punimet e saj janë të ndryshme, por më specialet për të janë ato me ngjyrat e flamurit të komunitetit të saj rom.

“Ekuqja simbolizon tokën, bluja qiellin dhe kjo rrota do të thotë që romët janë gjithmonë në lëvizje.”

Punën e dorës e mësoi kur ishte 15 vjeç, pasi sipas traditës rome në këtë moshë familja e martoi.

“Kur jam bëre nëne, doja të bëja papuce për vajzën time.”

Jeta e vështirë e bëri një grua të fortë. Gabimin që familja e saj kishte bërë me të, duke i ndërprerë shkollimin në klasë të tetë për ta martuar, 46-vjecarja nuk e beri me 4 fëmijët e saj

“Vajza e madhe ka mbaruar per marrëdhënie me publikun. E dyta kete vit diplomohet. Vajza tjeter ne vit te dytë gjimnaz dhe djali ka mbaruar profesionalen. Në fillim ishte e vështirë dhe nga bashkëshorti im për t’i lejuar vajzat, ai thoshte vetëm djali do shkojë në shkollë.”

Valbona arriti t’i shkollonte fëmijët, që ata të ishin sa me te integruar ne shoqëri dhe te permbushur ne jeten e tyre.

“Kam kuptuar që shkolla është celsi i jetës. Nëse s’ke arsim nuk mund te jesh askush. Vajzat më thonë nëse sdo ishe ti kaq e fortë se dimë si do ishte jeta jonë.”

Jeta nuk ka qenë e lehtë edhe për Enver Mustafajn, gjithashtu pjesë e komunitetit rom. 77 vjecari gjithë jetën e tij është marrë me punimet prej thupre.

“Ma ka dhuruar gjyshi këtë zanat. Ky zanat na ka mbajtyr gjallë. Kemi ngrënë bukë. Prodhohem me shelg. I marrim në lumë. Zhvishen pastaj thuren”

Me këtë punë rriti 11 fëmijët e tij, duke iu trashëguar edhe zanatin.

“6 vajza dhe 5 djem. Të gjithë djemtë punojnë me thupra, madje edhe disa nga vajzat. Jeta është luftë.”

Në Shqipëri jetojnë rreth 120 mijë anëtarë të komunitetit rom, në disa zona të vendit nga veriu në jug.

Romët vazhdojnë të ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre. Ata njihen si mjeshtër të punës artizanale.  Ndonëse situata është përmirësuar vitet e fundit, romët në Shqipëri vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha sociale, ekonomike dhe diskriminim.

8 Prilli eshte dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Kjo ditë synon të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi sfidat që kalon ky komunitet.