Gjatë fjalës në takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria më parë ka qenë e izoluar dhe turistët duhet të kalonin më herët te berberi të hiqnin mjekrën dhe flokët e gjatë, që të lejoheshin në vendin tonë.
Ndërkohë, sipas Ramës, tani gjërat kanë ndryshuar dhe numri i turistëve është rritur, prandaj duhet që të ruajmë natyrën dhe historinë, që t’ua lëmë brezave të ardhshëm.
Sakaq, kryeministri i është drejtuar përfaqësuesve të sektorit të turizmit nga 40 shtete, duke u thënë që ne si komb duhet të mësojmë nga gabimet që ata kanë bërë me turizmin dhe mos t’i përsërisim, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet sa më shumë.
Fjala e kryeministrit Rama:
Atëherë, jeni të gjithë shumë të mirëpritur dhe nuk do të mbaj një fjalim të gjatë, atë fjalim të cilin në fakt ma kanë prezantuar punonjësit e mi, sigurisht të parë mirë nga Mirela, me shumë të dhëna me shumë fakte, me fakte që flasin për suksesin që ne po përjetojmë në këtë fushë, por unë thjesht do t’ju them disa fjalë në të cilin keni ardhur. Dhe do ta filloj me faktin që në këto vite jetë tonat, e kam fjalën për mua dhe për Mirelën, pra për brezin tonë, ne kemi njohur një periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë e të veçuar e të izoluar nga të gjithë ju. Nga ju që keni ardhur nga perëndimi, por edhe nga ju që keni ardhur nga lindja.
Sigurisht për ju qe vini nga lindja mund ta kuptoni më mirë ndoshta gjithçka qe ne kemi kaluar, megjithatë jam i sigurt, ajo që kemi kaluar ne është përtej imagjinatës të izolimit që kemi përjetuar ne dhe të brutalitetit që kemi hasur në këtë vend, pra përpara ose më saktë deri përpara 3 dhjetëvjeçarësh, ne kemi patur vetëm 5 mijë turistë dhe nuk kanë qenë 5 mijë turistë të zakonshëm, por kanë qenë 5 mijë turistë marksistë-leninistë, historiku i të cilëve ishte parë me imtësi nga autoritetet e atëhershme të cilët vinin nga partitë e majta ekstreme të të gjithë botës dhe kishin mundësinë qe të hynin në Shqipëri, e cila në atë kohë ishte Koreja e Veriut të Europës. Pra, me perëndimin, me lindjen, me imperializmin amerikan, mes social-imperializmin sovjetik ne ishim në luftë, pra ata kishin ardhur në një vend që ishte krenar, që siç na thonin ne atëherë, ishim i vetmi vend i vërtetë marksist-leninist në botë. Ata kalonin doganën në aeroportin e Rinasit, ku kaluat shumica prej jush besoj dhe menjëherë duhet të kalonin tek berberi në rast se kishin mjekër ose në rast se kishin meshkujt flokë të gjata sepse mjekra dhe flokët e gjata për meshkujt nuk lejoheshin.
Pra edhe Karl Marksi i bie apo Engels, Lenini nuk do të kishin patur mundësi të hynin në Shqipëri pa kaluar nga berberi në aeroport që t’u hiqte mjekrën apo flokët e gjata, sipas rastit. Pra mendoni sa i thellë ka qenë izolimi dhe sa e fortë ka qenë ajo ortodoksia marksiste-leniniste, të cilën ne na është dashur ta përjetojmë.
Ndërkohë që ne sot kemi një realitet tërësisht ndryshe me më shumë se 10 milionë turistë që kaluan në Shqipëri vjet, që kanë ardhur pra, kanë ndenjur në Shqipëri dhe me shifra shumë të larta gjatë këtyre muajve të parë të vitit.
Sigurisht që ju të gjithë e dini që ky nuk është vetëm sukses, kjo nuk është vetëm gjë e mirë, në vetvete sigurisht që është, por është dhe një sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat ne duhet të mendojmë, që duhet t’i zgjidhim në rast se dëshirojmë që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, në rast se ne nuk dëshirojmë që Shqipëria ta humbasë bukurinë e saj të veçantë, në rast se duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar dhe një vend me anën e të cilit ne krijojmë hapësirën për të festuar dhe kremtuar humanitetin që ne kemi duke bërë bashkë njerëz nga vende nga më të ndryshmet, të çfarëdolloj ngjyre, të çfarëdolloj gjuhe, të çfarëdolloj kulture, të çfarëdolloj historiku që ata mund të kenë dhe për t’i bërë ata të ndihen që kanë ardhur në Shqipëri dhe jo ndokund tjetër.
E këtu e kam fjalën që ne duhet të ruajmë natyrën, ne duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe ne duhet t’i gërshetojmë këto të dyja. Nga njëra anë pra të krijojmë mundësitë e duhura që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre, nga toka e tyre, nga biznesi i tyre, por nga ana tjetër të kenë mundësi edhe që të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm. Ne nuk duam ta humbasim vendin tonë ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm turistik dhe unë e di që ju te gjithë i dini gabimet që janë bërë në vende të tjera, në vendet nga ku vini ju, sa i përket çështjeve si zhvillimit për shembull. Ju besoj i keni përjetuar vetë këto gjëra kur ne nuk i kemi përjetuar. Ju i keni kaluar këto faza zhvillimi, keni pra një përvojë shumë më të madhe dhe më të hershme se e jona, kështu që ju keni mësuar shumë nga gabimet tuaja.
Megjithatë unë besoj që ne nuk duhet të bëjmë të njëjta gabime. Nga gabimet tuaja ne duhet të nxjerrim mësime dhe prandaj e vlerësojmë kaq fort organizatën tuaj, Organizatën Botërore të Turizmit dhe për këtë arsye jam këtu në këtë takim, sepse ajo që bën kjo organizatë është vërtetë fantastike. Por edhe ajo që po bën Zurab është fantastike sepse këtu nuk bëhet fjalë për të shkuar nga njëri vend tek tjetri dhe thjesht për të bërë disa takime e për të folur për shifra të ndryshme, por këtu bëhet fjalë për ndarjen e ekspertizës, njohurive, përvojave, të gabimeve që janë bërë në të shkuarën që ato të mos përsëriten. Këto janë gjërat më të rëndësishme dhe shpresoj fort që ne do të mësojmë sa më shumë që të jetë e mundur nga gabimet të cilat keni bërë ju që të mos i bëjmë ne. E ne tashmë i kemi bërë disa gabime tona dhe të mos harrojmë që jetojmë mes grekëve, italianëve dhe që të jesh mes tyre, do të thotë që të jesh tek “dolce-vita”, tek ajo jeta e shkujdesur dhe ti bën edhe gabime sepse nga njëra anë nuk e ke kuptuar tërësisht bekimin që të ka dhënë Perëndia, sa bujare është treguar perëndia që ka krijuar këtë vend të mrekullueshëm me këto pjesë mahnitëse të vendit, por edhe historia ka qenë kaq bujare sepse me anën e historisë dhe atyre ngjarjeve të mëdha historike që kanë ndodhur në Shqipëri, ne kemi disa vende të mahnitshme historike që na i kenë lënë trashëgimia historike, lashtësia, antikiteti, por megjithatë ne nuk jemi Zvicër dhe për çfarëdolloj arsye ndoshta është më mirë të mos jemi Zvicra, por duhet të kemi të njëjtën mënyrë të kuptuari siç kanë zviceranët për të kuptuar se çfarë duhet t’u lëmë brezave të ardhshëm që të mos prishim vendin dhe bukuritë e veta, por t’ia lëmë atë më mirë për brezat e ardhshëm./abcnews.al