Elon Musk: Nëse nuk e pushtojmë hapësirën në qindra vitet e ardhshme, njerëzimi do të zhduket

schedule10:04 - 8 Prill, 2024

schedule 10:04 - 8 Prill, 2024

Qytetërimi do të zgjasë vetëm disa qindra vjet të tjera nëse njerëzimi nuk bëhet “ndërplanetar”, tha miliarderi dhe sipërmarrësi amerikan Elon Musk.

Nëse bëhemi ndërplanetarë dhe më pas ndëryjor, qytetërimi ynë do të zgjasë për miliona vjet. Nëse jo, atëherë ndoshta vetëm disa qindra vjet“, shkroi Musk në platformën e rrjetit X, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Ed Krasenstein se kur do të përfundojë qytetërimi njerëzor.

Sipas biznesmenit, njerëzimi duhet të ruajë nivelin aktual teknologjik derisa Marsi të bëhet plotësisht i banueshëm, gjë që, sipas tij, mund të ndodhë brenda 20 viteve.

Musk tha më parë se kolapsi demografik është problemi më i madh që kërcënon njerëzit në Tokë./abcnews.al