Dy persona u arrestuan në Gramsh pasi goditën me grushte një 40-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi më 6 prill në lagjen “Holta”, pas një konflikti për motive të dobëta.
40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, në banesën e një prej të arrestuarve, policia gjeti 1 përforcues grushti.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua edhe një 31 vjeçar, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese./abcnews.al