Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rezultati do të jetë në duart e zotit”, Mbappe flet për sfidën ndaj Barcelonës

schedule08:08 - 8 Prill, 2024

schedule 08:08 - 8 Prill, 2024

PSG ka një ndeshje të rëndësishme këtë të mërkurë kundër Barcelonës, e vlefshme për raundin çerekfinal të Champions League.

Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar.
“Është koha e lojtarëve të mëdhenj. Jam gati, dhe si gjithmonë, nuk do të fshihem. Nëse shikojmë pak dinamikën që ndodhemi, kjo periudhë do të jetë koha kur duhet të bëjmë kthesën e sezonit.

Në fund të prillit, ne do të kemi elementët e duhur për të përcaktuar çfarë sezonit mund të bëjmë. Jam i sigurt që do të japim gjithçka, pas kësaj … rezultati do të jetë në duart e Zotit”, deklaroi Mbappe./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!