Kreu i Hezbollahut zotohet për hakmarrje: Përgjigjja e Iranit për sulmin e konsullatës nga Izraeli po vjen

schedule14:06 - 6 Prill, 2024

schedule 14:06 - 6 Prill, 2024

Kreu i grupit të armatosur libanez Hezbollah deklaroi se sulmi i Izraelit në konsullatën e Iranit në Damask këtë javë shënoi një “pikë kthese” që nga 7 tetori, kur lëvizja palestineze e rezistencës Hamas filloi një sulm ndaj Izraelit.

Sulmi i Damaskut në fillim të kësaj jave vrau shtatë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane, mes tyre një komandant të lartë të Forcës Quds, gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi. Irani është zotuar për hakmarrje.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka thënë se mbështet të drejtën e Iranit për të “ndëshkuar” Izraelin dhe në komentet televizive të premten, Sayyed Hassan Nasrallah tha se përgjigja po vinte. “Të jeni të sigurt se përgjigja iraniane ndaj sulmit të konsullatës në Damask po vjen patjetër kundër Izraelit ”, paralajmëroi Zahedi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!