VIDEO | Leicester surprizë e bukur, tjetër fitore për “Dhelprat”

schedule16:54 - 3 Nëntor, 2019

schedule 16:54 - 3 Nëntor, 2019

Pas ekipeve të Liverpool e Manchester City, nuk rendite asnjë nga gjigantët anglezë, por Leicester City. Të besuarit e Brendan Rodgers kapën sot vendin e tretë në renditje pasi mposhtën 0-2 në trasnfertë skuadrën e Crystal Palace.

Kjo ishte një sfidë shumë e luftuar dhe pjesa e parë u mbyll e barabartë 0-0. Në minutën e 58-të, mbrojtësi turk, Caglar Soyuncu gjen rrjetën, duke kaluar në avantazh “Dhelprat”.

Palace nuk u pajtua me këtë rezultat dhe shtyu më shumë përpara, duke lënë hapësira në prapavijë. Me anë të një kundërsulmi, Jamie Vardy shënon golin e dytë për Leicester, duke i siguruar fitoren./abcnews.al

Premier League, java 11

Crystal Palace – Leicester  0-2
Soyuncu 58′, Vardy 88′

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!