“Rusia kërkon të prishë sigurinë në Lojërat Olimpike të Parisit”/ Kremlini hedh poshtë akuzat e Macron

schedule14:40 - 5 Prill, 2024

schedule 14:40 - 5 Prill, 2024

Kremlini ka hedhur poshtë një pretendim të bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron se Rusia do të synonte të prishte Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë.

Zëdhënësi i kremlinit, Dmitry Peskov tha se pretendimi ishte “i pabazuar”, përpara se të hidhte poshtë një pretendim çek se Rusia ishte përpjekur të sabotonte rrjetet hekurudhore të BE-së përmes një fushate hakerimi në shkallë të gjerë.

“Këto janë akuza absolutisht të pabaza si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë. Ato dëgjohen shpesh, por kurrë nuk mbështeten nga ndonjë provë apo argumentim adekuat. Ne absolutisht nuk pranojmë akuza të tilla,” tha Peskov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!