Autoritetet në qytetin rus të Khabarovsk shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në një zone, pas zbulimit të një “burimi radioaktiv”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS të premten.
Alarmi ra në lagjen Industrialny të qytetit për shkak të niveleve të larta të rrezatimit dhe aksesi në zonë është kufizuar pasi ekspertët po punojnë për të gjetur burimin e rrezatimit, pranë një shtylle elektrike rreth 2.5 kilometra larg ndërtesave të banimit.
Sipas autoriteteve, siguria e banorëve të qytetit nuk u cenua nga situata. Askush nuk u lëndua ose nuk u ekspozua ndaj rrezatimit dhe nuk ka rrezik për shëndetin e qytetarëve, tha dega lokale e shërbimit të monitorimit të sigurisë së konsumatorit të Rusisë.
Duke theksuar se nivelet e rrezatimit do të monitorohen për dy ditët e ardhshme dhe do të hetohet burimi i rrezatimit.
/abcnews.al