Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një pjesë e një vinçi ra nga një ndërtesë në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida.
Punonjësit ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij u lirua, thanë zyrtarët. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se struktura e madhe metalike ra mbi një makinë që po kalonte në urë, duke shtypur pjesën e përparme të saj.
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë me pjesën e vinçit. Dy prej të plagosurve u dërguan në spital ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje. Zyrtarët thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale të së enjtes.
Në një konferencë shtypi, zyrtarët thanë se një ekuipazh ndërtimi që punonte në një ndërtesë të lartë ishte në procesin e “shkallëzimit të vinçit” duke shtuar seksione në të për ta bërë atë më të lartë kur një platformë ra nga ndërtesa./abcnews.al