Një histori e veçantë është rrëfyer këtë të enjte në ABC e Mëngjesit”, në ABC News, nga profesori Refik Korbi.
Mësuesi i Matematikës nga Kukësi, foli për rrugëtimin e tij prej 32 vitesh duke arsimuar breza. Pas 32 vitesh në karrierë mori edhe një surprizë të veçantë nga kolegë dhe mësues. Ky moment i veçantë dhe prekës për mësuesin, u bë viral në rrjete sociale.
“Gjatë gjithë jetës time kam punuar me devotshmëri. Jam diplomuar në vitin 1993 për Matematikë dhe Fizikë. Kam punuar me nxënësit dhe kam qenë gjithmonë shumë i përkushtuar. Jam baba i tre fëmijëve dhe sot kanë marrë drejtimet e tyre. Dy prej fëmijëve jetojnë jashtë Shqipërisë”, ka treguar ai.
/abcnews.al/