Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë të mërkurë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Tajvanin, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 7 ballë që vrau të paktën 9 persona, plagosi 900 të tjerë dhe zhduku 50 punonjës hoteli.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme,” tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, duke shtuar se qeveria amerikane po “monitoron” pasojat e tërmetit në Tajvan “dhe ndikimin e tij të mundshëm në Japoni”.
Ndërkohë në New Taipei City, pranë kryeqytetit të Tajvanit, ekipet e shpëtimit po zgjedhin rrugën e tyre përmes rrënojave të një magazine që u shemb si një kullë letre pas tërmetit 7.4 ballë të shkallës Rihter herët këtë mëngjes, më i madhi që goditi ishullin prej 23 milionë banorësh për të paktën 25 vitet e fundit.
Tërmeti u ndje në të gjithë Tajvanin si dhe më shumë se 100 pasgoditje që goditën ishullin./abcnews.al