Presidenti finlandez Alexander Stub dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen afatgjatë të dy vendeve.
Gjithashtu Stub njoftoi vendimin e Finlandës për të dërguar ndihmë në Kiev në formën e pajisjeve ushtarake në vlerë 188 milionë euro.
“Kjo marrëveshje dhjetëvjeçare mbulon fusha të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen politike, mbështetjen për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për reformën dhe rindërtimin e Ukrainës”, tha zyra e presidentit finlandez në një deklaratë.
Finlanda tregoi edhe njëherë mbështetjen e saj të fortë dhe të përhershme për Ukrainën.
/abcnews.al