Barcelona do të jetë shumë aktive në merkaton e verës, pasi kërkon të bëjë shitje të konsiderueshme për të lehtësuar problemet e tyre financiare. Mbetet për t’u parë se si do të jenë shitjet, por lojtarët e tyrne nuk do të kenë mungesë të kërkuesve.
Klubi i fundit që është interesuar për lojtarët e spanjollëve është PSG. Sipas “Catalunya Radio”, PSG është interesuar për Jules Kounde dhe Hector Fort, dy nga opsionet e krahut të djathtë të mbrojtjes.
Raportimi thekson se Fort, i cili pritet të hyjë në negociata për kontratë me Barcelonën në javët e ardhshme, nuk do të shitet në asnjë rrethanë, por Kounde është një çështje tjetër.
Drejtuesit katalanas janë të përgatitur të largojnë francezin, me kusht që të plotësohet çmimi i kërkuar. Barça i ka transmetuar PSG-së se Kounde mund të largohet, gjë që lejon Luis Enrique të nënshkruajë një tjetër lojtar nga ish-klubi i tij, pas Ousmane Dembele verën e kaluar./h.ll/abcnews.al