“Tradhtar”, izraelitët protestojnë sërish kundër kryeministrit Netanyahu

schedule10:03 - 3 Prill, 2024

schedule 10:03 - 3 Prill, 2024

Familjet e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza nga Hamasi e quajtën udhëheqësin e vendit të tyre “tradhtar”, ndërsa zemërimi për trajtimin e luftës nga kryeministri Benjamin Netanyahu u rrit në natën e katërt radhazi të protestave masive.

Mijëra njerëz u mblodhën jashtë Parlamentit, me familjet e pengjeve dhe ish-kryeministrin Ehud Barak duke fajësuar Netanyahun për “katastrofën” e 7 tetorit dhe duke bërë thirrje për zgjedhje.

Familjet e pengjeve janë të zemëruar me Netanyahun, i cili thonë se nuk ka bërë asgjë për lirimin e tyre.

Ata u bashkuan me protestuesit antiqeveritarë që marshuan për nëntë muaj vitin e kaluar për të kundërshtuar reformat e tij të diskutueshme gjyqësore që ata thanë se kërcënonin demokracinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!