Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Newws, foli për padinë e Olsi Ramës ndaj demokratit Gazment Bardhit.
Sipas Minxhozit, Bardhi po përdoret nga Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se ky i fundit po përdor teknikën e përbaltjes ndaj familjarëve të kryeministrit Edi Rama.
“Në mesin e këtij tensionimi që prek zgjedhjet është e habitshme si mes palëve futet kjo histori. Mua kryesore më duket trysnia në distancë e Berishës që përdor Bardhin. Një problem penal që ka hyrë në familjen e Berishës, një tjetër problem është procesi i Gërdecit. Berisha do që edhe familja Rama të ishte nën akuza , në teorinë e përbaltjes. Pra Berisha po kërkon të përdorë teorinë e përbaltjen e familjes Rama. Është marrë shumë personalisht me Ramën, pasi doktori e përjeton shumë personalisht. Kjo pasi edhe çështjet penale i kanë hyrë thellë. Po kërkon të krijojë një ekuivalencë e tij.”, tha analisti Minxhozi.