Sulmi me armë në një shkollë në Finlandë/ Mes të plagosurve, një vajzë shqiptare

schedule19:42 - 2 Prill, 2024

schedule 19:42 - 2 Prill, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Ministria e Jashtme e Kosovës shprehet se përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

Njoftimi:

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar në një shkollë në Finlandë ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë. Mes dy të plagosurve është edhe vajza nga Kosova. Reuters ka raportuar se gjendja e të plagosurve nga ky sulm paraqitet e rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!