Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë, pasditen e së martës.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se për djegieve të shumta në trup, një i moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Muzikës, në lagjen “28 nëntori”.
75-vjeçari Guri Resulaj ka qenë në banesë në momentin që ra zjarri dhe nuk ka mundur të dalë prej saj. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike ose nje cigare e lënë ndezur nga 75-vjeçari. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësja.
“Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi 74 vjeç, (tetraplegjik).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al