Largimi i parë nga Barcelona në fund të sezonit, e konfirmon edhe gazetari Fabrizio Romano

schedule12:33 - 2 Prill, 2024

schedule 12:33 - 2 Prill, 2024

Barcelona do që t’i nënshtrohet një rinovimi të madh të ekipit pas përfundimit të sezonit aktual, ku pritet të ketë disa largime por edhe prurje të reja.

Një lojtar i cili tashmë është konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit është spanjolli Marcos Alonso.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, i cili përmes rrjeteve të tij sociale njoftoi se 33-vjeçari do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Kam kuptuar se Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit aktual. Respekt i madh mes klubit dhe lojtarit, por ai po largohet në qershor, vendimi është marrë”, ka shkruar Fabrizio.

“Sergio Roberto mund të largohet gjithashtu si lojtar i lirë por vendimi final do të varet edhe nga e ardhmja e Xavit”, shtoi Romano./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!