Përplas automjetin me derën e selisë së FBI pasi tentoi të hynte me forcë. Arrestohet shoferi

schedule11:20 - 2 Prill, 2024

schedule 11:20 - 2 Prill, 2024

Një shofer i paidentifikuar ende përplasi makinën e tij me derën e selisë së Byrosë Federale të Hetimit në Atlanta, në shtetin e Xhorxhia-s, sipas një njoftimi të FBI-së.

FBI tha se shoferi përplasi automjetin pak pasi punonjësit hynë në seli pas mesditës, duke theksuar se u përpoq të futej me forcë në ndërtesë. Policia e Qarkut Dekalb arrestoi shoferin dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Pamjet tregojnë makinë e shkatërruar në pjesën e përparme.

/abcnews.al