VIDEO | Pulisic i shkëlqyer, Chelsea forcë e tretë në Premier

schedule20:38 - 2 Nëntor, 2019

schedule 20:38 - 2 Nëntor, 2019

Chelsea ka marrë një tjetër fitore në Premier League dhe Blutë e Londrës, po kalojnë një fitore të shkëlqyer. Djemtë e Frank Lampard mposhtën sot 1-2 skuadrën e Watford, duke treguar një lojë shumë të bukur dhe duke e dominuar kundërshtarin.

Ishte sulmuesi i talentuar, Tammy Abraham ai që shënoi golin e parë në këtë sfidë. Talentit anglez iu deshën vetëm 5 minuta për të shënuar, pas një asisti perfekt nga Jorginho. Me këtë gol, u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Pulisic dyfishoi për londinezët.

Amerikani vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë, duke shënuar golin e tij të katërt në Premier League. Watford arriti të shënojë në minutën e 79-të me anë të Deulofeut, por ky gol nuk mjaftoi që t’i mohojë Chelseat tre pikët. Me këtë triumf, Blutë e Londrës ngjiten në vend të tretë në renditje, pas Liverpoolit dhe Manchester Cityt./abcnews.al

Premier League, java 11

Watford – Chelsea  1-2
Deulofeu 79′ / Abraham 5′, Pulisic 55′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!