TIRANË- Ambasada amerikanë në Tiranë ka uruar Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me një shënim në faqen zyrtare në “X”, ambasada e vlerëson Shqipërinë si “një aleate dhe partnere të besueshme”.
Reagimi në X:
“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, shkruan ambasada./ abcnews.al