Vrasja, ndalohen 4 persona/ “Mollë sherri” një vajzë? Ndodhej në automjet me viktimën

schedule10:11 - 1 Prill, 2024

schedule 10:11 - 1 Prill, 2024

18-vjeçari Aurelio Dervishi mbeti i vdekur pas një sherri të ndodhur një natë më parë në rreth rrotullimin e Shkozës në Tiranë.

Sherri ndodhi mes dy grupe të rinjsh që fillimisht u konfliktuan fizikisht dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e goditur 18-vjeçarin. I riu ndërroi jetë rrugës për në spital.

Gazetari Ervin Leka tha për “ABC News” se shkak i këtij konflikti dyshohet të jetë bërë një vajzë. Megjithatë kjo çështje mbetet ende për t’u zbardhur dhe policia po heton edhe pista të tjera ato të konflikteve të mëparshme mes te rinjve. Ende po hetohet për të përcaktuar shkaqet e sakta.

(Viktima Aurelio Dervishi)

Dinamika e ngjarjes;

“Ka dyshime se një nga autorët e arrestuar ka pasur një konflikt me 18 vjeçarin si shkak i ngacmimit të një vajze. Megjithatë duket se është nj konflikt i çastit që më pas ka agravuar në përdorimin e thikës.  Sipas asaj që ka deklaruar shoferi ku ndodhej pasagjer viktima, të rinjtë janë takuar rastësisht, por nuk përjashtohet mundësia që e kanë njohur viktimën që ndodhej në automjetin tip “Audi” dhe më pas e kanë ndjekur nga pas ku i kanë bërë shenjë të ndalojë. Më pas e kanë ndjekur dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë dhe janë konfliktuar fizikisht dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 18-vjeçarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Pritet të kryhen analizat për të përcaktuar se cili prej të arrestuarve, tre të mitur por edhe një 20-vjeçar ka goditur me thikë 18-vjeçarin”, raportoi gazetari Ervin Leka.

/abcnews.al/