Mijëra izraelitë protestuan para parlamentit në Jeruzalem ditën e djeshme, në protestën më masive antiqeveritare që nga fillimi i luftës.
Thirrjet e qytetarëve në protestë ishin kundër kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu, ndaj të cilit kërkuan një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi në Gaza.
Ata kërkuan nga qeveria gjithashtu që të mbahen gjithashtu zgjedhje të parakohshme.
“Pas gjashtë muajsh, duket se qeveria po kupton që Netanjahu është bërë pengesë,” tha një nga protestuesit.
Organizatorët u zotuan se do të vazhdojnë protestat, duke këmbëngulur që qeveria duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Netanyahu, në një fjalim televiziv para kombit, përpara se t’i nënshtrohej një operacioni për hernien diskale të dielën, tha se e kuptonte dhimbjen e familjeve të pengjeve.
“Do të bëj gjithçka për të sjellë pengjet në shtëpi,” tha ai. Ai shtoi se thirrja e zgjedhjeve të reja do të paralizonte Izraelin për gjashtë deri në tetë muaj dhe do të paralizonte bisedimet për pengjet.
Kryeministri izraelit përsëriti gjithashtu zotimin e tij për një ofensivë ushtarake tokësore në Rafah, qyteti jugor i Gazës ku strehohet më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të territorit.
/abcnews.al